Deputeti i PDK-së: Dy njerëz nuk rrëzohen nga pushteti, Albin Kurti dhe Agim Ademi

Prishtinë | 06 Sht 2024 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë se dy njerëz nuk rrëzohen nga pushteti: kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi. 

Sipas tij, sa ma shumë që i humbin pikë Kosovës në skenën ndërkombëtare , aq më të fortë bëhen.

“Dy njerëz kurrë nuk rrëzohen prej pozitave: Albin Kurti edhe Agim Ademi. Sa ma shumë që i hupin pika Kosovës në skenën ndërkombëtare , aq më të fortë bëhen. Veç te na sheh kështu. Bardhë e zi krejt…..si në foto”, ka shkruar Kastrati. 

Të ngjashme