Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka thënë se është i shqetësuar rreth humbjes së regjistrimeve të zërit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që është mbajtur më 17 mars pas rasteve të para me Covid-19 në Kosovë. Bajqinovci përkundër bashkëpartiakëve të tij që sot kanë komentuar mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutese për dekretin e Presidentit, ai ka vendosur ta injorojë këtë temë.
Bajqinovci ka thënë se humbja e regjistrimeve të zërit nga hard disqet krijon bazë për dyshime se kjo ka qenë e qëllimshme.
“Si deputet i parlamentit të Kosovës jam i shqetësuar nga informatat që po i lexoj në media rreth çështjes së humbjes së regjistrimeve të zërit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u tentua shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme nga presidenti me qëllim grabitjen e kompetencave për qëllime tjera, pra janë shumë shqetësuese.
Zyrtarët përgjegjës sipas mediave kanë vepruar në një mënyrë tërësisht jo profesionale, duke shmangur detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, gjë e cila krijon bazë për dyshime serioze për një operacion të qëllimshëm të humbjes së gjurmëve të asaj çfarë është diskutuar aty.
Shqetësuese është fakti që policia dhe prokuroria nuk kanë nisur hetime edhe pse është cenuar siguria kombëtare, si dhe rasti është paraqitur në polici”, ka shkruar deputeti i VV’së.
Kurse, gjatë ditës së sotme, anëtarë të VV’së,dhe këshilltarë të Kryeministrit Kurti kanë komentuar në vazhdimësi mbi vendimin që pritet të marrë institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe bashkëshorti i saj që është anëtar dhe asamblist i VV’së në Malishevë kanë thënë se qytetarët kanë të drejtë të zemërohen e të revoltohen në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të partisë së Kurtit lidhur me dekretin.
Të drejtën dhe Gjykatën Kushtetuese sot e ka komentuar edhe këshilltari ligjor i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Durim Berisha.
Berisha ka thënë se se e drejta është sikur shtatëzania, kur vjen puna tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“E drejta eshte sikurse shtatezenia. Nuk mund te jesh pak shtatezene, por je shtatezene apo nuk je. Prandaj edhe Gjykata ose i jep te drejtes pales qe ka kerkuar respektimin e Kushtetues dhe zbatimin e nenit 82.2 KK per shpallje te zgjedhjeve, ose i jep te drejte pales tjeter.Nuk ka situate balancuese ne drejtesine kushtetuese. Ose behet drejtesi ose nuk behet”, ka shkruar ai.
Edhe një këshilltar tjetër i Kurtit, Erzen Vraniqi ka shkruar sot lidhur me vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit për mandatarin.
Vraniqi ka shkruar në Facebook se kanë kërkuar nga Kushtetuesja që të interpretojnë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, që të dihet nëse bjen apo jo ndesh me Kushtetutën