Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci: Urime Kosovë dronat “Bayraktar”

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka uruar Kosovën për dronat “Bayraktar”.

Këto drone Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia – dhe sot i ka prezantuar kryeministri, Albin Kurti.

Në opinion ka pasur diskutime për efikasitetin e këtyre doneve. Por Bajqinovci bën thirrje me ironi që kush ka vërejtje t’ia nis kompanisë me email.

“Kompania prodhuese “Bayraktar” kish thënë vendosmini me një email krejt vërejtjet që sot i patet për dronat tanë, pas destruktimit që atyre i bënë gjithologët”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Dronat “Bayraktar” kulmin e famës e morën në luftën që po ndodh në Ukrainë. 

Të ngjashme