Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar KEDS-in për sipas tij, qasjen e distribucionit në ndaljen e energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bajqinovci ka thënë se nuk është e drejtë që në disa lagje rryma të ndalet deri në 6 orë, e në disa të tjera fare.
“Në disa lagje rryma ndalet deri në 6 orë në ditë, ndërsa kemi lagje ku energjia nuk ndalet fare”, ka shkruar mes tjerash ai.