Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në seancën ku kryeministri Avdullah Hoti po raporton lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se pandemia duhet të jetë prioritet i këtij vendi, pasi qe 50 ditë të qeverisë Hoti, kanë vdekur 120 qytetarë.
“Unë e pata një bisedë më herët me deputetin Haliti dhe po tregon që një grua në QKUK është në gjendje shumë të rënd dhe nuk kanë vend ta pranojnë. Infektiva, Polmologjia janë, komplet nuk ka vend. Ai duhet të jetë prioriteti e jo Vuçiqi. Mijëra biznese janë duke falimentuar derisa ne flasim për Vuçiqin”, tha ai.
Tutje, ai ashtoi se ka njerëz që me vite kanë investuar me djersë për biznesin e tyre, derisa tash po falimenton për shkak të keqmenaxhimit të Qeverisë.
Ai tha se kjo qeveri e ka prioritet t’ia bëjë zgjidhjen Vuçiqit e qytetarëve.