Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Greqi shkoi në vendin e mendimtarëve.
Në një pyetje se si i komenton pushimet e Kurtit në Greqi, Bajqinovci tha se “Ai shkoi në vendin e mendimtarëve”.
E për një krahasim në mes të Kurtit dhe Konjfcës, Bajqinovci tha se Kurti është njëshi.
“Albini është njëshi për lexim, por edhe Glauku është qaty. Këta dy e kanë tregu vetën në Lëvizje”, ka thënë Bajqinovci në emisionin Natë Vere në T7.