Deputeti i VV-së për shtyrjen e vizitave të ministrave në ShBA: Mirë kanë bërë që s’kanë shkuar

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se pajtohet me vendimin e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier për t’ua shtyrë vizitat në SHBA disa ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Dugolli, ndonëse i quajti “lajme të rreme” raportimet për ndalimin e vizitave të disa ministrave të qeverisë për në ShBA, tha se pajtohet me kërkesën e ambasadorit Hovenier.

“Krejt kjo është një tendencë për të bërë diçka të jashtëzakonshme dhe se SHBA-të i bënë bllok shtetit të Kosovës. Ashtu ndodhi edhe me lajmet për ministrin Haxhiut, si dhe për ministri Sveçla”, tha fillimisht Dugolli.

“Edhe unë pajtoj plotësisht me ambasadorin amerikan, sepse ministrat e linjës duhet të kenë impakt të drejtpërdrejt me këtë situatë, prandaj edhe shtyrja e vizitave është e qëlluar. Sigurisht [mirë kanë bërë që s’kanë shkuar]”, deklaroi ai.

Të ngjashme