Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se edhe nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri do të kishin pendrek me revole “Albin Kurti nuk do të kishte lëshuar pe.
“Vuçiqi e Borrelli edhe po të kishin pasur pendrek e revole, Albini nuk ju kish lëshu pe, e lene mo që s’kanë pasë”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.
Përndryshe, të hënën kanë dështuar bisedimet në Bruksel – marrëveshje për targat nuk pati.
Por pas orës 00:00 të natës, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka kërkuar nga Kurti që vendimin ta shtyjë për 48 orë.
Kurti e ka pranuar kërkesën e tij, kështu vendimi është shtyrë deri të enjten.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fabrashi.a%2Fposts%2Fpfbid0NR6ki4HxcyeyrKhCAt8g872gd9fXXPHjDXDpqkbd67BbyUkvhYMLQW9mptL4zgNxl&show_text=true&width=500