Deputeti Ismaili fton për sabotim të Gazetës Express

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 18:25 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i cili paguhet çdo muaj nga 4 mijë euro nga Kompania Devolli, ka bërë sot thirrje që të sabotohet Gazeta Express.

Në një postim të mbushur me fyerje dhe fjalë banale, ai nuk ka hezituar të përfshihet në fushatën linçuese ndaj gazetarëve kosovarë.

Fisnik Ismaili, deputet i Vetëvendosjes, nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij pas kërcënimeve me jetë që ka marrë Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, nga përkrahësit e Shpend Ahmetit, Kryetarit aktual të Prishtinës.

Përveç kësaj, në një postim në Facebook, ai bën thirrje edhe që të sabotohet Gazeta Express.

“Hajde krejt, po e nisim një lëvizje: me e raportue faqen e Gazetës Express, në mënyrë masive, për shpifje e lajme të rreme”, shkruan ai.

Përndryshe, Ismaili paguhet nga Kompania Devolli plotë 4 mijë euro në muaj, kompani kjo e cila sipas Liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, është kompani kriminale.

Lëvizja Vetëvendosje, e veçanërisht ish-anëtarët e Partisë FER janë pothuajse çdo ditë pjesë e fushatave linçuese kundër gazetarëve që janë kritikë ndaj tyre apo edhe ndaj atyre që refuzojnë t’i mbështesin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme