Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka thënë në një intervistë për emisionin “Fol me mua” në RTSH, se nuk do të lejojë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha të vjedhë zgjedhjet brenda partisë.
Ai deklaroi se do ta refuzojë ta njohë Bashën si kryetar partie nëse farsa e zgjedhjeve brenda partisë do të përmbyllet më 22 korrik.
“Refuzoj t’i quaj zgjedhje këto që do të bëhen brenda PD-së.
Deputeti i Durrësit, i cili u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga Basha shprehet se edhe diktatori Enver Hoxha vendimet e rëndësishme i merrte me njerëz të afërt dhe asnjëherë vetëm siç bëri Basha.
“Sali Berisha e ka mbledhur gjithmonë kryesinë sa herë ka pasur lista. Po si mund të ndodhi pas 27 vitesh demokraci, ku kam përshtypjen që Enver Hoxha dhe Nexhmija nuk i bënin listat vetëm pa patur një konsultë. Të më bësh një listë deputetësh dhe mos e paraqitësh në kryesi. Pse duhen fshehur listat. Ne jemi parti legale, nuk jemi parti komuniste”, deklaroi Cara.