Dalja e deputetit të Listës Serbë Slavko Simiqit në foltoren e Kuvendit, ka nxitur reagimin e deputetëve opozitarë.
Kjo pasi që më parë u votua për heqjen nga rendi i ditës së deklarimeve të deputetëve jashtë rendit të ditës.
Më i zëshmi ishte Daut Haradinaj, i cili kundërshtoi ashpër vendimin e kryeparlamentarit për dhënien e fjalës për deputetin serb, raporton Ekonomia Online.
E pavarësisht kundërshtimit nga deputetët, Simiq vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se deputetët serbë do të vazhdojnë ta kundërshtojnë Ligjin për Trepçën, pasi që sipas tij, miratimi i këtij ligji është bërë pa konsultimin me komunitetin serb.