Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhje ku është shqyrtuar i Projektligji për Azil dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për të Huajt.
Në këtë komision është diskutuar edhe për arrestimin e drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Zoran Misoloviq ka ngritur si çështje arrestimin e Gjuriqit ku tha se janë bërë shkelje të mëdha dhe është përdorur dhunë.
“Mund të ju them se që nga vendi i ngjarjes në Mitrovicën Veriore nga ana e pjesëtarëve të Punëve të Brenshme ka ndodhur një forcë krejtësisht e panevojshme, më pas ka ardhur deri te mosrespektimi dhe keqtrajtimi i pjesëtarëve të Kuvendit. Forca dhe lëndimet që i janë shkaktuar deputetëve pjestarëve te kuvendit. Ata që kanë udhëhequr atë aksion duhet të marrin përgjegjësi”, tha ai.
Misoloviq ka thënë se “nëse ju po thoni që Gjuriq po bën propagandë atëherë ju duhet t’i thoni Hashim Thaçit sepse ai takohet më shpesh me Gjuriqin e Vuçiqin se sa unë”.
“Pse po mendoni që po e keqpërdori këtë mbledhje. Unë jam kokeg i juaji dhe e respektoj ligjin dhe prandaj thash që përdorimi joproporcional i forcës. Unë po thirrem në të drejtat tona si përfaqësues politik që marrin pjesë në Kosovë. Ne jemi nënshtruar jemi rrahur dhe nuk kemi hyrë ilegalisht. Nese ju po thoni që Gjuriq po bën propagandë atëherë ju duhet t’i thoni Hashim Thaçit sepse ai takohet më shpesh me Gjuriqin e Vuçiqin se sa unë. Do të ishte e papranushme që në takime flasin diçka tjetër e në media flasin diçka tjeter”.
Ismet Beqiri tha se zyrtarët e cilitdo shtet duhet t’i nënshtrohen ligjeve dhe procedurave që ka shteti i Kosovës.
“Ne jemi shtet dhe si i tillë duhet të respektohen ligjet. Ju jeni antar i komisionit, ne duhet të bëjmë përpjekje të distancohemi nga vlerësimi. Zyrtari serb që është arrestuar ka bërë propaganda të fuqishme. Të gjithë e dimë si ka ardhur deri te ajo. Shteti ynë është shtet dhe duhet të respektohen rregullat dhe të iu nënshtrohen procedurave. Ne zyrtarët i trajtojmë njëjtë kur i respektojnë insitutcionet. Une jam për me vazhdu me u integru ashtu siç është obligim. Rruga e vetme për tu integruar është përmes institucioneve. Ato takime janë ilegale, ajo është thirrë por mënyra se si është organizu është ilegale”.
Muharrem Nitaj nga AAK tha se nuk është vendi i duhur për deklarata politike.
“Ju lutem të përmbahemi nga debati që nuk do t’i ndihmonte aspak asaj që ka ndodhur, të presim ekspertizën e institucioneve përkatëse”.
Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me arrestimin e Marko Gjuriqit tha se komisioni nuk është profesional por përfaqësues politikë dhe Gjuriqi ka marrë atë që kanë merituar.
“Në lidhje me atë se çfarë tha kolegu nga Lista Serbe dhe revoltën që po e shpreh në këtë tavolinë, ne nuk kemi nevojë ta shohim me dhembshuri. Rendin kushtetues dhe rregullat i ka shkelur një zyrtar i një shteti i cili është arrestuar dhe e ka merituar. E ka merituar edhe më herët. Unë nuk e quaj dhunë por përdorim të forcës por kur kemi të bëjmë me situata të tilla të sigurisë duhet një veprim. Nuk e kuptoj çfarë kanë kërkuar në një mbledhje të tillë që është kundër ligjeve, dua të di a e përfaqësoni qeverinë e Beogradit apo Kosovës, nëse jeni përfaqësues të Beogradit atëherë na tregoni dhe përgjigjemi ndryshe”.
Ndërkaq sa i përket ligjit për inspektimin e IPK-së tha se po bëhen mbikqyrje të duhura.
“Kemi avancuar në mbikëqyrje. Unë sot mund të ndaj shumë me opinionin se çfarë jemi duke mbikqyr atje. Do të vazhdojmë, ne kemi bërë vizita në inspektorat. Mund të them që mbikëqyrja po vazhdon mirë. Në formë rekomandimesh do të sjellim në komision ku pastaj do të procedohen në seancë. Jemi ne dinamikën më të madhe të mbikëqyrjes. Ndërsa sa i përket antarësimit të Kosovës në Interpol, edhe zyrtarisht është njoftuar se Kosova është vendosur në draft agjendën e shteteve të anëtarësimit”.
“Unë mendoj që kjo do të arrihet dhe kjo nuk është mirë vetëm për Kosovën por edhe për Interpolin. Po më duket edhe mekanizmat janë futur në veprim, shume shtete mike po lobojnë, mirëpo edhe diplomacia do të duhej të ishte më aktive”.
Ky komision me 9 vota pro dhe një votë kundër nga Zoran Mosiloviq ka votuar Projektligjin për Azil dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për të huajt.