Deputeti ukrainas gjendet i vdekur brenda një taksie, policia nis hetimet

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Një ligjvënës ukrainas i përfshirë në një hetim për korrupsion në sektorin e mbrojtjes u sëmur dhe vdiq në një taksi të premten në mëngjes, tha policia, duke shtuar se një ekzaminim mjeko-ligjor ishte urdhëruar për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Ligjvënësi, Anton Poliakov, 33 vjeç, ishte anëtar i grupit parlamentar Partia “Për të Ardhmen”, pasi ishte zgjedhur në parlament si anëtar i partisë në pushtet Shërbyesit e Popullit, përcjell Telegrafi.

“Sipas të dhënave preliminare, oficerët e policisë vërtetuan se burri u sëmur në një taksi, mjekët e urgjencës u përpoqën ta ringjallnin, por e shpallën të vdekur”, tha policia në një deklaratë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se Poliakov u gjet pa ndjenja në ulësen e pasme të një taksie, e cila u ndalua nga oficerët e policisë patrulluese për shkak të shkeljeve të trafikut.

Shoferi i taksisë tha se pasagjeri hipi në makinën e tij pranë një ndalese të transportit publik jashtë Kievit në qendër të qytetit dhe më pas u sëmur.

Vetura e taksistit ishte marrë për ekzaminim dhe shoferi po merrej në pyetje nga hetuesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme