Alicia Kearns, kryetare e komisionit të jashtëm në Britani të Madhe, ka thënë se vendi i saj, ShBA, Gjermania, Franca dhe Italia, duhet t’i heqin sanksionet ndaj Kosovës dhe të largohen nga një qasje “me në qendër Beogradin”.
“Perëndimi po tregon në Ballkan një dështim për të pasur një bosht kurrizor dhe ne po tregojmë gjithashtu se nuk kemi marrë mësimet për të frenuar Rusinë,” tha ajo në një intervistë për Financial Times.
“Ne kishim një prioritet të tërë se si mos ta shqetësojmë apo rëndojmë Rusinë në dëm të atyre që e rrethojnë. Pikërisht e njëjta gjë është duke ndodhur këtu”.
Kearns ka qenë ajo që paralajmëroi Westminster në korrik se militantët serbë po kontrabandonin armë në Kosovë, duke rrezikuar një shpërthim dhune.
“Keni parasysh atë që thashë në qershor”, tha Kearns. “Armët vinin nga Serbia me ambulanca, në Kosovë dhe ruheshin nëpër kisha. Dhe çfarë kemi parë? Armët që kanë ardhur qartazi nga Serbia… Dy nga terroristët që vdiqën atë ditë nga të shtënat ishin shoferë të ambulancës. Dhe ku u fshehën? Në një manastir” shtoi ajo duke folur për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë të Zvecanit.
Kearns, i cili vizitoi vendin ku autoritetet e Kosovës ruanin armët e konfiskuara, tha se ishte e qartë se armatimi i shkallës ushtarake kishte qenë pjesë e depove të ushtrisë serbe.
“Numrat serikë përshtaten. Kjo nuk është si pjesë e rëndomtë e pajisjeve që djem të rëndomtë të nivelit të ulët mblodhën së bashku dhe vendosën t’i përdorin. Këto janë pajisje të reja nga viti 2021. Ato që pashë ishin pajisjet më të fundit”, ka thënë ajo ndër të tjera.