Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku i cili tha se po tremben nga ‘era shtet’ ata që sulmuan me vezë zëvendëskryeministrin Hoti.
Kadrijaj ka shkruar se ‘era shtet’ vjen kur Ministri Abdixhiku të tregojë tenderat e fituar nga të afërmit e tij.
“Lumir era shtet i vjen kur të na tregosh tenderët e fituar nga të afërmit tuaj në KEK dhe pasuria jotë shumë e madhe me rrogën ma të vogël se unë”, ka shkruar deputetja.
Ajo ka thënë se heqja e taksës pa njohje ka kosto.
“Frizurën e ki të mirë, ama taksa pa njohje ka kosto. Mos e ktheni Rusinë dhe Serbinë në Kosovë, tjeret hallall”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.