Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj e ka cilësuar të pakuptimtë deklaratën e komisionerit të BE-së, Oliver Varhelyi për liberalizimin e vizave, i cili deklaroi se Kosova ka përmbushur kriteret për heqjen e regjimit të vizave.
Kadrijaj ka shkruar në profilin e saj në Facebook se BE-ja i ka hy në hak Kosovës, e nëse e duan kthimin e besimit te popylli ynë, duket të ndodh liberalizimi i vizave.
Postimi i plotë:
Sot në Kosovë po qëndron Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili prapë e konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.
E pakuptimtë deklarata e tij derisa ende spo mund t’i bindin disa vende që të ju lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë.
Atëherë i nderuar, cila është fuqia e BE-së kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t’i ketë nën menaxhim.
BE-ja i ka hy në hak Kosovës, e nëse dëshiron kthimin e besimit të popullit të Kosovës ndaj tyre, duhet t’i liberalizoj vizat!