Deputetja e AAK-së për rastin Dehari: Gënjeshtrat e Tomë Gashit janë për gjynah

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka komentuar rastin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Bytyqi ka kritikuar avokatin e familjes se e ka politizuar rastin.

Bytyqi në intervistë për Insajderin ka thënë se avokati Gashi po gënjen.

Ajo ka folur edhe për babain e të ndjerit, Astrit Dehari, Avniun i cili është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së.

“Është shumë e dhimbshme ta shohësh babain e Astrit Deharit në Kuvend dhe të qëndrojë po në atë vend, të cilët ata kanë përgjegjësi për Astrit Deharin dhe babain i tij të qëndrojë afër tyre është shumë e dhimbshme. Më vjen keq që është pjesë e LVV sepse pikërisht përgjegjësinë kryesore e kanë kryeministri Albin Kurtid he ministrja Haxhiu”, është shprehur ajo.

“…Por, fatkeqësisht mund të them që edhe avokati po e politizon shumë rastin e Astrit Dehari. Ku dje isha në një intervistë dhe para meje ishte avokati, Tomë Gashi dhe gënjeshtra të cilat i thoshte avokati ishte për gjynah”, deklaroi deputetja.

Të ngjashme