Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka trumbetuar gjatë histrosisë së saj për reciprocitet me Serbinë, por jo edhe tash kur është në pushtet.
Sipas saj kjo gjë që është bërë nga VV-ja është mashtrim me qytetarët vetëm arritje të qëllimeve të tyre.
Postimi i plotë:
Kryeminstri Kurti para zgjedhjeve deklaronte në lidhje me reciprocitetin “Është çështje ditësh apo javësh, e kurrsesi muajsh”. “Ndër gjërat e para që do ta bëjmë”.
Sot, Ministrja Rozeta Hajdari deklaron “Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë reciprocitetin, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonal”.
Lëvizja Vetëvendosje, gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar shumë pro reciprocitetit me Serbinë dhe kur sot ata e kanë të gjithë pushtetin në krahët e tyre, ata nuk janë më për reciprocitet, sepse ata tashmë janë të komoduar në karriket e pushtetit dhe reciprociteti me Serbinë ka qenë vetëm një farsë për ta arritur qëllimin e tyre.
Kjo ka vetëm një epilog: mashtrim, hipokrizi dhe ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës.