Deputetja e Guxo-s: U jemi borxhli nxënësve për humbjen e orëve, s’kanë faj për krizat ekonomike e politike

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Statovci ka thënë se nxënësit nuk kanë faj për mosmarrëveshjet, krizat ekonomike e politike.

Postimi i plotë i saj:

Ndonëse me një muaj vonesë, 3 tetori është dita më me fat për fëmijët tanë 👧🧒, pasi që shumë prej tyre iu drejtohen për herë të parë dyerve të dijës. Në sytë e tyre vërehet një gëzim dhe emocion, pasi që ulën në bankë për të nisur rrugën më të rëndësishme, rrugën e dijës. 

Ju jemi borxh ndaj nxënësve për humbjen e orëve mësimore. Ata nuk na kanë asnjë faj për mosmarrëveshjet, krizat ekonomike e politike. Uroj që situatë e ngjashme të mos përsëritet në të ardhmen në kurriz të fëmijëve dhe nxënësve tanë!

Qoftë një fillim i mbarë për ju.

Të ngjashme