Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku i është referuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit si diktator.
Sipas saj, Kurti ka tentuar ta kontrollojë LDK-në, por që siç thotë ajo nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.
“A duhet ta përsëris disa herë, Albin Kurti është veçse një diktator. Ai është munduar ta kontrollojë LDK-në nga pozita e tij që ne ja kemi ofruar, por këtë nuk e lejon LDK-ja”, ka thënë Bunjaku në Kanal10.
Ndër të tjerash, ajo ka mbrojtur edhe deklaratat e Driton Selmanajt, duke thënë se deklaratat e tij për të pagjeturit janë shtrembëruar dhe janë përdorur nga të tjerët.
Deputetja, përpara themelimit të qeverisë, kundërshtonte edhe PDK-në. Ajo thoshte se LDK nuk bën koalicion me Partinë Demokratike.
“Jam deklaruar se jam kundër koalicionit me PDK-në dhe do të vazhdoj të jem. Nuk e di cilët deputetë nuk e kanë nënshkruar, por të gjithë janë kundër me PDK-në”, u shpreh ajo.