Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku Rexhepi në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria po tregohet e paaftë të menaxhojë te gjithë sektorët.
Bunjaku-Rexhepi tha se çmimet janë rritur 200% në Kosovë, duke theksuar se do të mbesim pa rrymë gjatë dimrit, kjo edhe sipas paralajmërimeve të Qeverisë.
Ajo shtoi se kjo Qeveri as nuk po di, as nuk po do dhe as nuk po dëgjon.
“Sigurisht se do të jetë një dimër i vështirë sipas njoftimi që është bërë nga ministria e Ekonomisë zonja Rizvanolli. Kjo është një paaftësi e kësaj Qeverie sepse absolutisht në muajt e verës nuk ka kontraktuar energji elektrike sikurse vendet tjera”.
“Çmimet janë rritur 200% në Kosovë dhe nuk di të ketë energji elektrike. Po bëhen një vit që ne jemi duke u furnizuar me energji elektrike në masa emergjente. Nuk kemi shpresë së do të bëjnë zgjidhje për qytetarë. Kjo Qeveri është e paditur për të udhëhequr. Kjo Qeveri as nuk po donë, as nuk po dinë dhe as nuk po dëgjon. Ne me këtë qeveri nuk mund të dalim nga kriza”.
“Tani zotëri Kurti ka shpallur luftë gjithë akterëve dhe gjithë sektorëve duke përfshirë sindikatat, inflacioni, energjia rritja ekonomike dhe gjithçka është mbrapsht. Unë kam zero shpresa që kjo Qeveri do të dijë të udhëheqë me vendin tonë”, tha Bunjaku Rexhepi.