Deputetja nga LDK-ja Valentina Bunjaku programin e qeverisë e ka quajtur program dëshirash, raporton Ekonomia Online.
Bunjaku i ka përmendur Qeverisë edhe shuarjen e AKP-së e që tha se është e vështirë për investimet për shkak të pandemisë.
Mirëpo kritikat e saj ka vazhduar edhe sa i përket menaxhimit të pandemisë.
“Është program fondesh dhe dëshirash, përmendet themelimi i Fondit Sovran, pra nuk është zgjidhje sepse të krijosh fonde është lehtë, por duhet të krijohen në përputhshmëri me buxhetin e Kosovës”.
“Asgjë nuk është e sigurt në këto investime për shkak të gjendjen pandemike. Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që s’kemi kontrata për vaksina. Në trajtimin e pacientëve pas Covid keni thënë se do të bëni trajtimin e shëndetit mendor, por asgjë nuk shpjegoni se sa do të jetë kostoja financiare”.