“Partitë në pushtet fshihen pas lojërave të fatit, aty shpërlahen para”

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se partitë në pushtet fshihen pas lojërave të fatit.

“Në këto lojëra të fatit thuhet se shpërlahen para. Për këtë punë është Prokuroria, le të merren ata me këtë çështje”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

“Partitë në pushtet fshihen pas lojërave të fatit, këto lojëra i ka lejuar dikush”.

“Le të mbyllen kazinotë sepse Kosova është e vogël, nuk i bëjnë nder askujt – këto sjellin veç probleme”.

Deputetja e LDK-së ka thënë se Qeveria e Isa Mustafës nuk ka pasë hapësirë të merret me mbylljen e kazinove.

“Ne s’kemi mundur të punojmë për shkak të gazit lotsjellës. Të gjitha partitë që tani janë në pushtet na kanë penguar”.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës sot ka votuar një rezolutë e cila për një muaj pezullon aktivitetin e lojërave të fatit.

Ky vendim ka ardhur pas dy vrasjeve që kanë ndodh ditëve të fundit në dy kazino, një në Suharekë dhe tjera në Lipjan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme