Deputetja e LDK-së: Plot 3 vite qëkur Kurti mori në duar shtetin “për ta futur në një rrugë pa dalje”

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se janë bërë të plota 3 vite nga koha kur Albin Kurti mori në duar drejtimin e shtetit, “për të futuar atë në një rrugë pa dalje”.

Krasniqi ka thënë se për këto 3 vite qeverisje, ky pushtet arriti të bëjë atë që nuk e ka bërë askush më herët, që sipas saj duke e kthyer vendin me dekada mbrapa.

“Puna, ose më mirë thënë MOS-puna e këtij pushteti për 3 vjet mund të përkufizohet në tri fjalë. AFERA KORRPUTIVE, SANKSIONE dhe DËSHTIME TË NJËPASNJËSHME. Tani për 3 vitet të qeverisjes Kurti deshtimet janë më së të qarta, sidomos në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Për çka në vazhdimësi ne si opozitë kemi shprehur shqetësimet tona për paaftësinë e kësaj qeverie për të arritur rezultate konkrete në diplomaci dhe për të siguruar njohje të reja të shtetit të Kosovës.

Për 3 vite asnjë njohje, asnjë antarsim në organizata  ndërkombëtare.

Asnjë takim ne shtëpinë e bardhë, asnjë takim i rëndësishëm perveq takimeve partiake që i mbani në ambasada sepse nuk ka mbetur asnjë anëtar i partive në pushtet pa u bërë diplomat.

E vendi sot ndodhet nën sanksione nga BE-ja, nga mos koordinimi i kësaj Qeverie me aleatët tanë ndërkombëtare, ku janë bllokuar projekte në vlerë prej 295 milionë eurove.

Disa nga këto projekte të bllokuara janë:

• 92 mil euro:  rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës

• 9.95 mil euro:  menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore

• 9 mil euro:  menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit

• 7.2 mil euro:  përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII

Ndërkohë çohet dhe del Bisnik Bislimi dhe e akuzon BE-në se e dëmtuan imazhin ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të vendit, me sanksionet e vendosura.

Pra, përveç sanksioneve ky pushtet ka demtuar edhe marredheniet me aleatet tane nderkombetar.

Kjo kuptohet qartazi edhe nga deklarimet e tyre publike dhe mesazhet që përcjellen ndaj kësaj qeverie të papërgjegjshme, nisur nga paralajmërimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për kufizim të avokimit për Kosovën, pastaj deklarimi i ndihmës Sekretarit amerikan të shtetit Jame O Brien, të cilin po e citoj kur deklaron se: Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere.

Pastaj paralajmërimet e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gaberil Escobar, se lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja.

Deklarimi i Ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, mbi partneritetin me Kosovën dhe ndikimin negative, si pasojë e veprimeve të pa koordinuara nga ana e këtij pushteti.

Të gjitha këto paralajmërime dhe mesazhe që vijnë nga aleatët tanë përbëjnë shqetësim të madh për të ardhmen e vendit tone.

Dhe krejt ky rezultat vjen si pasojë e asaj që ky pushtet e sheh shtetin e Kosovës si diçka të përkohshme, pra me këtë mensi edhe kanë qeverisur dhe ne sot po i vuajmë pasojat në shumë aspekte.

E për rrjedhojë, duke abuzuar me pushtetin, këta kanë harruar përfaqësimin e interesave të vendit në skenën ndërkombëtare.

Ndrëkohë që Gani Jakupi merr pagë mujore mbi 7500 euro, pa bërë asgjë në diplomaci, qytetari i shkret mezi arrin të kalojë mujin me të hyrat që ka, sepse rritja e çmimeve është e papërballueshme për shumicën dermuese të popullsisë.

Është gënjeshtër e kulluar dhe manipulim zhvillimi ekonomik për të cilin flasin drejtuesit e këtij pushteti sepse realiteti është ndryshe për qytetarët.

A janë përmirësuar kushtet e jetesës pas 3 vitesh për qytetarët?

Përgjigja është e thjesht – JO

Përkundrazi është rënduar edhe më shumë dhe këtë e tregojnë edhe matjet e fundit të bëra mbi kushtet e jetesës ku tregohet se mbi 55% e pagës shfrytëzohet vetëm për gjëra elementare, ushqim dhe pije, kurse pjesa e tjetër nuk mbulon nevojat as për veshmbathje, kur llogariten edhe faturat e shtrenjtuara të energjisë elektrike.

Prandaj e keqja duhet të ndalet, bashkë me të edhe kjo qeveri shkatërrimtare e cila nuk mbahet mend për asnjë projekt apo vendim madhor për qytetarët e këtij vendi, përveç demit kolosal të brendshëm dhe të jashtëm në shumë aspekte.

Të ngjashme