Deputetja e PDK-së: Kurti i ka mbjellë hapat e parë të sistemit autokratik

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, e ka quajtur pushtet autoritar qeverinë në krye me Albin Kurtin.

“Për këtë fundvit, me rendësi është me ditë se përpjekja e vetme dhe kryesore e pushtetit të Albinit është të vendos sistem autokratik – i njohur gjithashtu si autoritarizëm“, tha ajo.

Musliu-Shoshi tha se kryeministri Kurti i ka mbjellë hapat e parë të instalimit të sistemit autokratik

“P.sh. Tentimi për të dobësuar institucionet, si parlamentin dhe gjyqësorin, që ofrojnë kontrolle dhe ekuilibra; Pra, çelësi është përdorimi i mjeteve ligjore që përfundimisht i japin legjitimitet demokratik rrëmbimit të pushtetit“, ka shkruar deputetja në Facebook.

Të ngjashme