Deputetja e VV-së: Meritorë për liberalizimin e vizave janë qytetarët

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka folur mbi liberalizimin e vizave, ku tha se meritorë për këtë janë qytetarët e vendit.

Fejza lavdëroi Qeverinë Kurti, duke thënë se në dy vitet e fundit, ka pasur përmirësim të dukshëm në indekse të ndryshme të cilat i janë bërë vendit për çështje të ndryshme.

“E gjithashtu e kemi edhe progresin e shënuar në raportin për vendin i cili njeh nisma të mbara në pothuajse të gjithë sektorët”, tha Fejza në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se në të kaluarën ka pasur pasur matje të rezultateve, ku përmendi Raportin e Progresit, e siç tha “vazhdimisht ka pasur vërejtje se si janë menaxhuar sektorë të ndryshëm”.

Mw tej, ajo debatoi me kolegen e saj nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, të cilës iu drejtua se “ne s’kemi hapur shampanjë e s’kemi thënë se liberalizimi ka ndodhur pardje”.

Të ngjashme