Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar lidhur me raportimet e fundit për përfshirjen e Ambasadorit të Republikës së Kosovës Martin Berisha në skandalin e bartjes së parave nga një kompani në Serbi, përmes Malit të Zi, në Slloveni, janë mjaft shqetësuese.
Madje, Musliu Shoshi tha se ky lajm dëmton rëndë imazhin e diplomacisë së Republikës së Kosovës, prandaj edhe nuk duhet të mbyllen sytë para një ngjarje të tillë.
Postimi i plotë:
Pa marrë parasyshë se sa të vërteta janë lajmet e publikuara për këtë rast (dhe vepra tjera si verifikimi nga AKI, deklarimi i pasurisë, etj) veprimi i parë dhe i domosdoshëm do duhej të ishte lirimi i pozitës së Ambasadorit, qoftë përmes dorëheqjes qoftë përmes shkarkimit.
Një skandal në vete paraqet edhe deklarata e Presidentes Osmani lidhur me ngjarjen në fjalë. Si Presidente e vendit nuk i lejohet dhënia me avans e besimit për asnjë person. Por, Vjosa Osmani po e bënë këtë, njejtë sikurse Albin Kurti para disa ditësh që e bëri për Ministren Hajdari. Ajo cfarë duhet të theksohet është se, pa marrë parsysh fajësinë apo pafajësinë e Ambasadorit Berisha, lajme të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë dhe kjo do duhej të ishte arsyeja e lirimit të pozitës.
Presidentja Osmani me deklaratën e saj sot e ka manovruar vetën në një pozitë shumë të palakmueshme pasi që në rast se vërtetohet se Ambasadori Berisha ka kryer veprimet për të cilat po akuzohet atëherë Presidentja Vjosa Osmani duhet ta liroj pozitën e të parës së vendit. Deklarata e saj kundër medias dhe besimi i verbër në Ambasadorin e saj mund ti bëhen akulli ku Presidentja do të rrëzohet përfundimisht.