Ekonomia Online
FUNDIT

Deputetja që ia zuri vendin Meliza Haradinajt, regjistrohet bashkë me Ramush Haradinajn në Kuvend

Deputetja që ia zuri vendin Meliza Haradinajt, regjistrohet bashkë me Ramush Haradinajn në Kuvend

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’ja), Albana Bytyçi që ia zuri vendin në Kuvendin e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot është regjistruar bashkë me liderin e AAK’së, Ramush Haradinajn. Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi ka bërë të ditur se sot është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë. Në postimin […]

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’ja), Albana Bytyçi që ia zuri vendin në Kuvendin e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot është regjistruar bashkë me liderin e AAK’së, Ramush Haradinajn.


Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi ka bërë të ditur se sot është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë.

Në postimin e shpërnadrë, ajo ia ka bashkangjitur një fotografi ku shihet edhe lideri i AAK-së, afër saj i cili po ashtu është duke u regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Me besimin tuaj sot fillova rrugëtimin tim të ri, si deputete në Kuvendin e Kosovës. Do të bëj më të mirën time që të justifikoj këtë besim, duke qenë model për angazhim dhe punë të mirë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Bytyçi.

Kujtojmë se Albana Bytyqi u ankua që ish-kandidatja e AAK’së, Meliza Haradinaj-Stublla i ka vjedhur vota.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ’ja, kandidatja Meliza Haradinaj- Stublla ka arritur t’i fitojë 4 mijë e 424 vota, vetëm 26 vota më shumë sesa kandidatja për deputete Albana Bytyqi e cila mori 4 mijë e 398 vota.

Më poshtë keni postimin e plotë të saj.

https://www.facebook.com/albanabytyqi57/posts/2893287977614993

Të ngjashme