Ekonomia Online
FUNDIT

Deputetja Shqipe Selimi nuk votoi për Donika Gërvallën, nuk ia fal akuzat ndaj bashkëshortit Rexhep Selimit

Deputetja Shqipe Selimi nuk votoi për Donika Gërvallën, nuk ia fal akuzat ndaj bashkëshortit Rexhep Selimit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, nuk ka marrë pjesë në votimin për Donika Gërvallen si kryetare e Kuvendit në seancën e sotme. Pamjet nga Kuvendi tregojnë se ajo qëndroi e tërhequr gjatë procesit, pa ndërvepruar me kolegët e saj. Edhe pse arsyet nuk dihen, kjo duket se ndërlidhet me postime të së kaluarës ku […]

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, nuk ka marrë pjesë në votimin për Donika Gërvallen si kryetare e Kuvendit në seancën e sotme.

Pamjet nga Kuvendi tregojnë se ajo qëndroi e tërhequr gjatë procesit, pa ndërvepruar me kolegët e saj.

Edhe pse arsyet nuk dihen, kjo duket se ndërlidhet me postime të së kaluarës ku Gërvalla akuzonte ashpër Rexhep Selimin. Madje, e quante figurë të botës së krimit.

“Sa gërditshëm me pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, shkruante Gërvalla.

Të ngjashme