Der Leyen: E lumtur t’i shoh liderët e Ballkanit në Berlin

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas mbajtjes së Samitit të Berlinit.

Ajo tha se ndjehet mirë që i pa të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës së saj në rajon.

“Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energji”, ka shkruar Der Leyen.

Tutje, ajo tha se paketa e BE-së e Mbështetjes për Energji në shumë prej 1 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, sipas saj, do t’i ndihmojë BE-së të formojë të ardhme të përbashkët energjetike me Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme