Derbi lokal mes Evertonit dhe Liverpoolit ka përfunduar pa fitues.
Me takimin që hapi javën e 32-të në Premier Ligë, dy ekipet kishin pa raste për të shënuar. Ishte Domenik Solanke që në fillim të takimit goditjen e tij e priti portieri Pickford.
Yanik Bolassie në minutën e 15 kishte rastin më të mirë për të shënuar kur goditi nga distanca, por portieri Loris Karius me maje të gishtërinjve shpëtoi golin ndërsa 15 minuta më vonë James Milner tentoi me një goditje dinake kah krahu i majtë, por në vend ishte portieri anglez.
Me këtë barazim Liverpooli mbetet në pozitën e tretë me 66 pikë, një më pak se Manchester Unitedi që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara derisa sot i shkon Manchester Cityt në ndeshjen që pritet të jetë vendimtare për titullin e Premier Ligës.