Derby i jep leje Chelseat të bisedojë me Lampardin

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Derby County ka konfirmuar se i ka dhënë leje Chelseat të bisedojë me trajnerin Frank Lampard për pozitën e trajnerit në Stamford Bridge.

“Me para-sezonin që po afron shpejtë për të dy klubet shpresojmë që kjo të ndihmojë Chelsean të përmbyllë diskutimet e tyre”, ka thënë klubi anglez.

Derby ka thënë se s’do të komentojë më këto bisedime.

Legjenda e “Bluve” pritet të zëvendësojë Maurizio Sarrin e larguar në drejtim të Juventusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme