Dërgohen në Gjykatë keqpërdoruesit e ujit

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 09:16 | Nga

Me ngritjen e temperaturave është rritur edhe niveli i keqpërdorimit të ujit të pijshëm nga ana e qytetarëve.

Ujin e pijshëm dikush po e shfrytëzon edhe për ujitjen e kopshteve, raporton KTV.

Megjithëse gjoba personave fizikë u kushton 150 euro dhe personave juridikë 300 euro, kjo nuk i pengon ata që sërish ta keqpërdorin ujin.

Vetëm për dy vitet e fundit, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” dhe Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka çuar në Gjykatë afër 500 lëndë, por që vetëm një prej tyre është shqyrtuar.

Mosefikasiteti i trajtimit të këtyre lëndëve përveç që po e rrit mundësinë e përsëritjes së keqpërdorimeve, po u shkakton edhe dëme të mëdha atyre.

Edhe Inspektorati i Komunës së Prishtinës është në hall për shkak se shumë masa ndëshkuese të ndërruara nga ana e tyre për keqpërdoruesit madje edhe disa me prioritet nuk janë trajtuar fare.

Të dy këto institucione shpresojnë në vetëdijesimin e qytetarëve që të mos e keqpërdorin ujin e pijshëm, pasi që në të kundërtën këta të fundit do të përballen me përmbaruesit privatë.

Përveç keqpërdorimeve, problem për Ujësjellësin mbeten edhe lidhjet pa leje , të cilat i bëjnë qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme