Dërgohen në Kryesi emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të BQK-së

| 03 Nën 2021 | 12:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Tranafere ka miratuar i listën së kandidatëve për një anëtar të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Anëtarët e propozuar janë: Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa.

Ky rekomandim me shumicë votash ka marr mbështetjen e deputetëve.

Ndërsa Komisioni, ka miratuar edhe listën tjetër për dy anëtarët joekzekutivi të Bordit të BQK-së.

Anëtarët e propozuar janë: Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci-Ukaj, Imrije Zeqiri, Nora Latifi-Jashari, Nuhi Ahmeti dhe Peteit Gashi.

““Kërkohet që ne ta miratojmë këtë listë dhe të njëjtin t’ia rekomandojmë seancës së Kuvendit për përzgjedhjen e një anëtari jo ekzekutiv. Në rast se kalon ky rekomandim, votimi bëhet me votim të fshehtë. Kandidati i përzgjedhur nga Kuvendi i dërgohet presidentes për miratim dhe emërim në pozitën e anëtarit jo ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”, tha kryetari i Komisionit, Armend Muja.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për këto pozita kishte shpallur dy konkurse.

Të ngjashme