Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka bërë me dije se Kosova nuk duhet lejuar asnjë kushtëzim për themelimin e ushtrisë së saj.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e ka kritikuar përmbajtjen e Projektligjit për avancimin e FSK-së në një forcë ushtarake. Sipas saj, ai dokument që është shkruar përmban edhe gabime gjuhësore.
Dërguti ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje është duke e analizuar hollësisht Projektligjin për FSK-në dhe vërejtjet e sugjerimet do t’i japë kur të vijë në Kuvend.