Dërguti priti konsullin e Kanadasë në Zagreb, Shinagawa

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 15:24 | Nga

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka pritur konsullin e Kanadasë në Zagreb, June Shinagawa, ndërsa takimi kishte për qëllim vënien e kontakteve mes grupeve të miqësisë në parlamentet e të dy vendeve.

Takimi ishte në funksion të vënies së kontakteve mes grupeve të miqësisë në parlamentet e të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, për  kontributin e jashtëzakonshëm të Kanadasë në mbështetje të Kosovës përgjatë  dekadave, si dhe për bashkëpunimin e mëtejmë ndërparlamentar.

Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe ekonomike në vend që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit, për qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me minoritetet, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme