Aida Dërguti tregon se a ishte pjesë e ShIK-ut

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 10:58 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PSD-së, Aida Dërguti, është përgjigjur rreth deklaratave të bëra nga deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, ku tha se ajo ishte pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Dërguti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se detyrë e saj ka qenë verifikimi i një liste për ata të cilët pretendonin se ishin UÇK, por meqë nuk ka pasur njohuri rreth pjesëtarëve të zonës së Llapit, ajo ka konsideruar që nuk mund të jap kontributin e saj.

”Detyra ime ka qenë verifikimi i një liste të gjatë për ata që pretendonin se ka qenë në UÇK. Meqë nuk kisha shërbyer në zonën operative të Llapit nuk i njihja as ushtarët e kësaj zone, dhe mu duk vetja që s’mund të jap kontributin e duhur dhe kam dal nga aty. E vërteta është se SHIK-u është formuar nga fillimi i tetorit, por nuk e di nëse Glauk Konjufca ka qenë ose nuk ka qenë pjesë”, tha ajo.

”…Debati për SHIK-un ka qenë debat mes PDK-së dhe LDK-së. Pikërisht duke u marr me debate koti, kemi anashkaluar shumë debate të rëndësishme dhe zhvendosja e vëmendjes na ka kushtuar”.

Aida Dërguti pati kritika ndaj Vetëvendosjes duke thënë se Glauk Konjufca ka marrë barrën e një  beteje që nuk i takon, pasi pjesë e saj është Albin Kurti ndaj dhe është i nevojshëm një përballje me Dardan Molliqajn.

”I thash Glaukut që më vjen keq shumë që ka marrë barrën e kësaj beteje. Edhe pse ajo çka ka ndodhur në Vetëvendosje, nuk ka qenë faji i Glauk Konjufcës. Duke qenë përballë kësaj beteje, duke mos u deklaruar për atë që ka ndodh, vazhdojnë akuzat ku edhe flitet për milionat që kam marr unë Visari e Dardani etj”.

”…Në Vetëvendosje ka njerëz që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën. Në gjithë këtë periudhë ka munguar një ballafaqim i vërtetë mes Dardanit dhe Albinit, e jo ta marrin këtë barrë të tjerët. Problemi ka qenë dikujt tjetër, borxh opinionit ia kanë një debat që duhet të jetë mes Dardanit dhe Albinit. Nuk mund të marrësh përgjegjësi për vendin kur s’mund të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua”.

Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti, tha që duhet të ketë kujdes në ato që i referohet duke kërkuar që të vazhdohet seanca për atë që është thirr.

“Lus deputeten të jetë e kujdesshme edhe kur i referohen të kaluarës dhe partive politike. Ju lus nënkryetar ju e dini më mirë, por të koncentrohemi në punë, në seancën për të cilën jemi thirr sot”, tha ai.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdimi i seancës plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj; ajo e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka etj

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, April 17, 2019

Të ngjashme