Deri më 2021 planifikohet të angazhohen në shkolla 225 psikologë dhe pedagogë

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 08:09 | Nga

Deri në vitin 2021, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me drejtoritë komunale planifikon të punësojë 225 psikologë dhe pedagogë në shkollat e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Aktualisht numri i psikologëve dhe i pedagogëve të angazhuar në shkollat fillore dhe të mesme është vetëm 80.

Megjithatë, sipas këshilltarit politik në MAShT, Valmir Gashi, punësimi i tyre mund të realizohet vetëm nëse komunat planifikojnë buxhet për vende të reja të punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme