Deri në 7 orë e gjysmë pritjet në Merdarë për ta lëshuar Kosovën

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë deri në 7 orë e gjysmë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë është 3 kilometra, njofton Klankosova.tv.

Pritje për ta lëshuar Kosovën deri në një orë e gjysmë ka edhe në pikëkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, kurse deri në 40 minuta, pritjet janë në Jarinje.

Në pikat e tjera kufitare, gjendja është më e lehtë, ku pritjet më së shumti zgjasin deri në 15 minuta.

Të ngjashme