Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se PSD po angazhohet për shumicën kanë pak, derisa njoftoi për hapjen e pesë qendrave në qytetet e Kosovës.
“Nuk mund të kemi ide të qëndrueshme nëse s’kemi organizim të fuqishëm dhe demokratik. Për ne demokracia është sistemi ku qeveriset prej shumicës. Një vend është demokratik atëherë kur një qeverisje i përfaqëson shumicën në atë vend. Ne duhet të kemi shoqëri të zhvilluar. Nuk mund të ketë liri, nëse shoqëria jeton keq ekonomikisht. Shteti ua ka kthy shpinën atyre. Që qeverisja të jetë demokratike, ajo duhet të punoj për të mirën e tyre. Deri më 20 dhjetor do të ketë 27 zyra të PSD në tërë territorin e Kosovës. I bëjmë thirrje secilit qytetarë të ndjehet i hapur që t’i bashkohet perpjkjes tonë të sinqertë për shumicën që ka pak”, tha ai, raporton EkonomiaOnline.
Sekretari organizativ, Naim Jakaj tha se PSD do të ofroj angazhim politik për zhvillim të qëndrueshëm shoqërorë.
“Rruga e vetme për të ardhmen e PSD është shtrirja e saj nëpër komuna. Kemi hapur pesë degë komunale. Shtrirja e PSD në Kosovë do të bëjë që deklaratën e parimeve ta shpërndajmë tek të gjithë qytetarët. PSD do t’i ofroj qytetarëve angazhim politik e publik, për zhvillim të përgjithshëm shoqëror. Gjilan, Therandë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan,” është shprehur Jakaj.
“Për shumicën që ka pak”, është sllogani i kësaj partie i vendosur rishtazi edhe në zyrat e kësaj partie.