Molliqaj: Suspendimi i policit tregon natyrën e pushtetit totalitar

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas suspendimit të policit Amir Hoxha duke thënë se qeveria Kurti po e keqpërdorë profesionin e policit.

Molliqaj tha se polici i suspenduar tha shumë me pak fjalë.

“Polic i mirë është polici i (pa)dëgjueshëm Nuk ka profesion më të keqpërdorur nga qeveria Kurti, sesa ai i policit. Mbani mend skenat në veri për hesape elektorale? Por kontrolli nga sipër, që vie duke u rritur, po fillon me ata që cenojnë idiliken e demokracisë. Polici i përjashtuar nga puna shpërfaqi kontradiktën në mes të privilegjeve të atyre në pushtet dhe kushteve të vështira të punëtorit. Prandaj u largua. Ai tha shumë, me pak fjalë. Polici nuk është trup në shërbim të privilegjeve të shefit. Kushtet e punës, pa sigurim shëndetësor e me orar e terren të vëshirë pune, ditë e natë, policin e dobësojnë. Mbajtja nën kushte minimale është shfrytëzim. Sindikata e policisë duhet të zgjohet”, ka shkruar Molliqaj.

Kreu i PSD-së ka thënë se përjashtimi i policit tregon natyrën e pushtetit totalitar.

“Polici nuk është robot. Përjashtimi nga puna tregon natyrën e pushtetit totalitar. Arkitektura e nënshtrimit është e gatshme. Shembja e saj domosdoshmëri. Por sikur në secilin profesion, njeriu nuk është i reduktueshëm në punën që bënë. Polici është edhe qytetar. Amir Hoxha u largua nga puna sepse theu rendin që ia kërkonte heshtjen dhe nënshtrimin. Me përjashtimin e tij u sulmua e drejta demokratike e fjalës dhe e drejta për punë. Por shembujve për disiplinim që po na jep pushteti duhet t’i përgjigjemi me mësime që jep organizimi sindikal”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme