Deri të premten në Kosovë do të jetë mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të sillen nga 12 deri në 14 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 25 deri në 28 gradë Celsius.
30.05 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.
31.05-1.06 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë, rreth viseve malore në perëndim dhe jug të vendit mundësi për riga lokale shiu dhe bubullimë.
2.06 – Mot pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.
3.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-2m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.