Ekonomia Online
FUNDIT

Deri në gjashtë muaj pritje për gastroskopi dhe kollonoskopi në QKUK

Deri në gjashtë muaj pritje për gastroskopi dhe kollonoskopi në QKUK

Pritjet për gastroskopi apo kollonoskopi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shkojnë deri në gjashtë muaj. Aparatura e re e gastroskopisë dhe kollonoskopisë është blerë në gusht të vitit të kaluar. Megjithatë, ajo nuk e ka zvogëluar listën e pritjes së pacientëve, shkruan sot Koha Ditore. Me aparaturën e re në Klinikën e Gastroenterologjisë me […]

Pritjet për gastroskopi apo kollonoskopi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shkojnë deri në gjashtë muaj. Aparatura e re e gastroskopisë dhe kollonoskopisë është blerë në gusht të vitit të kaluar. Megjithatë, ajo nuk e ka zvogëluar listën e pritjes së pacientëve, shkruan sot Koha Ditore.

Me aparaturën e re në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hematologji kryhen dy funksione: incizimi i pjesës së sipërme të zorrëve – gastroskopia, edhe incizimi i pjesës së poshtme – kollonoskopia.

Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, Zaim Gashi, ka thënë se kjo listë e gjatë e pritjes është për shkak se në këtë klinikë janë duke punuar vetëm me një aparaturë.

“Nëse punohet me një aparat kjo listë e pritjes është normale, për arsye se ata që punojnë me katër ose pesë aparate e kanë listën e pritjes prej dy deri në tre muaj. Këtë aparaturë po duhet ta lëvizim prej një salle në sallën tjetër dhe bartja e kësaj aparature nga një vend në tjetrin mund të krijojë defekte pas një kohe”, ka thënë Gashi. 

Të ngjashme