Deri në pranverë të vitit 2018 nuk pritet të këtë gërmime në lokacionet ku dyshohet se ka trupa të të vrarëve gjatë luftës në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Javëve të fundit kishin nisur gërmime në Lupq të Podujevës (tek varrezat e Humollëve), tek zona industriale në Gjakovë dhe në lagjen “Tusus” në Prizren.
Në të tria këto lokacione janë ndërprerë gërmimet këtyre ditëve për shkak të kushteve të papërshtatshme klimatike.