“Deri tash kam qenë me VV-në. Tash jam komplet i dezorientuar”

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 18:08 | Nga Arianit Koci

“Nuk po të tregoj çka po punoj, se na keni marrë inatin” – po më thotë taksisti, rrugës për në shtëpi, prej aeroportit.

Pedant, i kulturuar me fjalor të pasur dhe fjalë të zgjedhura, po më tregon që është arsimtar.

Më befasoi për të mirë, me sjelljet dhe fjalorin e pasur që e kishte.

Arsimtar që çdo prind e dëshiron!

“I kam katër fëmijë. Pas mësimit, qe dy vite, punoj taksi.” – po tregon taksisti/arsimtar, (nuk po dua që t’ia them emrin), dhe po vazhdon: “Punoj prej vitit 1997 në arsim. Dy vitet para luftës, nuk jam paguar fare. Fakultetin e kam kryer viteve të 90-ta. Punoj edhe taksist, se nuk po du me ju hy në hak, fëmijëve. Prej këtij viti, edhe i dyti më studion.”

Arsimtari ishte skajshmërisht i demoralizuar, me krejt situatën rreth grevës.

“Po humbin shumë fëmijet, po humb shoqëria.”

Po vazhdon duke treguar se ka qenë voutes i Albin Kurtit, dhe se shumë ka pritë prej tij.

“Tani jam si pa babë e nanë. Nuk po mundem assesi të pajtohem që kryeministri nuk po e gjenë ndonjë kompromis me arsimtarët”, po thotë dhe po vazhdon: “Për hir të kontributit që e kemi dhënë gjatë viteve të 90-ta, por edhe pas luftë, e kemi meritu rritjen e pagave”.

“Dhe po, nuk jam as me PDK as me LDK e as me AAK. Deri tash kam qenë me VV. Tash jam komplet i dezorientuar”.

Të ngjashme