Në Qendrën e Numrit dhe Rezultateve (QNR) edhe të dielën po vazhdohet me rinumërimin e vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja gjatë kësaj jave, raporton Ekonomia Online.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 prej 314 vendvotimeve.
Elezi, për Ekonomia Online, ka sqaruar se përse rinumërimi në QNR zgjat më shumë se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ditën e zgjedhjeve.
“Arsyeja se pse numërimi i fletëvotimeve të 2547 vendvotimeve përmbyllet brenda pak orëve pas procesit të votimit dhe rinumërimi i 314 vendvotimeve zgjatë më shumë është se çdo vendvotim ka këshillin, anëtarët e të cilit bëjnë numërimin e atij vendvotimi, ndërsa rinumërimi këtu varet nga kapaciteti i QNR, pra janë vetëm 22 tavolina numërimi”, tha Elezi.
Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, që ka ardhur pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.