Një maroken ka pohuar se është sulmuar nga dy persona derisa ishte duke fjetur në një shtëpi të pabanuar. Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit. Të dyshuarit për momentin nuk dihen, por policia po heton rastin. Viktima ka pasur lëndime në hundë dhe ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor. “Rr. Zahir Pajaziti, […]
Derisa ishte duke fjetur dy persona e rrahin një maroken në Prizren

Një maroken ka pohuar se është sulmuar nga dy persona derisa ishte duke fjetur në një shtëpi të pabanuar.
Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
Të dyshuarit për momentin nuk dihen, por policia po heton rastin.
Viktima ka pasur lëndime në hundë dhe ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.
“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 09.04.2021 – 02:13. Është raportuar se një mashkull maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit. Ai pohon se është sulmuar nga dy persona deri sa ishte duke fjetur në një shtëpi të pa banuar. Të dyshuarit për momentin nuk dihen, rasti është duke u hetuar. Viktima ka lëndime në hundë dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor.”, thotë raporti i policisë.











