Didier Deschamps ka vendos një rekord të ri me ekipin kombëtar.
Skuadra franceze ka triumfuar në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve për Kupën e Botës, “Rusia 2018”.
Francezët kanë arritur të rrëmbejnë tre pikët e plota në udhëtim kundër Bullgarisë pas triumfit me rezultat 1-0.
Kjo fitore ishte e 42-ta e Didier Deschamps në pozitën e trajnerit të “Tri Color”, i cili erdhi në këtë post në vitin 2012.
Trajneri 48-vjeçar e arriti këtë rekord të ri për vendin, duke tejkaluar Michel Hidalgo dhe Raymond Domenech, të cilët kishin nga 41 fitore secili.
Fitorja kundër bullgarëve, Francës i siguroi të paktën vendin e dytë në grupin A, ndërsa fitorja në ndeshjen e ardhshme kundër Bjellorusisë, francezët do t’i dërgojë direkt në botërorin e 2018.
Ndryshe, Franca ka një pikë më tepër se skuadra e vendit të dytë Suedia, e cila do të takohet me Holandën.