Përgjatë viteve, cilësia e flokëve bie dhe në situata të tilla është gjithmonë më mirë që të kërkoni ndihmë nga produkte natyrore.
Floku është një nga stolitë më të bukura për çdo grua. Me kalimin e kohës, duhet që sa më shumë të kujdesemi për atë, për shkak se cilësia e tij fillon të bjerë dhe dëmtohet më shpejtë, transmeton Femina.al.
Në një situatë të tillë është gjithmonë më mirë që të kërkojmë ndihmë nga produkte natyrore të testuara. Një prej tyre është kjo maskë, për përgatitjen e së cilës duhen vetëm tre përbërës: 2 lugë vaj ricini, një e verdhë e vezës dhe një lugë gjelle mjaltë.
Procedura: Përziejini të gjithë përbërësit, pastaj me maskën e fituar së pari masazhojini rrënjët e flokëve, pastaj aplikojeni masën e mbetur në pjesën tjetër të flokëve, shkruan femina.al. Mbulojeni kokën me një qese dhe lëreni të qëndrojë 2 deri në 4 orë. Shpërlani flokët me shampon tuaj të zakonshëm.
Përsëriteni procedurën një ose dy herë në javë për tre muaj më rradhë.