Mohan Ibrahimi, me prejardhje nga Bangladeshi, ishte brenda dy xhamive kur ndodhi sulmi terrorist në Zelandë të Re dhe arriti të shpëtojë.
“Shumë njerëz që unë i njoh, i kam takuar rregullisht në xhami, kurdo që shkoja atje, këta njerëz nuk janë më. Dhe kjo është vërtet e papranueshme,” tha ai, transmeton Klan Kosova.
“Nuk mund t’i besoj syve të mi se çfarë pashë sot.”
Ibrahim, i cili mbërriti në Zelandën e Re si student pesë vjet më parë, shtoi: “Unë kurrë nuk e prita, sepse kam jetuar këtu për pesë vjet dhe e di se Zelanda e Re është një nga vendet më të sigurta – por unë jam aq i frikësuar tani, kurrë nuk kam imagjinuar se do të përballem me diçka që pashë sot me sytë e mi “./klankosova.tv/.